Blog

Dermolife kryeson edhe pas 20 vitesh ne fushen e kirurgjise estetike dhe plastike ne Shqiperi.

Dermolife kryeson edhe pas 20 vitesh ne fushen e kirurgjise

Numri i njerezve te cilet zgjedhin kirurgjine estetike eshte rritur ne menyre te ndjeshme ne vitet e fundit, pasi tashme eshte me e thjeshte te pranosh mbipeshen, problematikat ne fytyre, ne trup, te cilat ne kendveshtrimin e secilit prej nesh kane vend per t’u permiresuar. Shume detaje te dukshme ose jo ne pamjen tone te cilat nuk jane ne proporcionin e duhur, dikur i pranoheshin vetem vetes, ndersa ne vitet e fundit kane zgjedhur t’i nenshtrohen kirurgjise plastike per te korrigjuar ate cfare nuk i pelqen tek vetja e tyre.

Sot eshte me e thjeshte te trokasesh ne dyert e klinikave te kirurgjise estetike, por perpara 20 vitesh, kjo ishte nje sfide me vete, te zgjidhje te investoje ne fushen e kirurgjise te se bukures, ishte nje guxim te cilin jo shumekush mori persiper ta eksploroje.
E tille ka qene edhe klinika jone Dermolife, e cila u krijua nen idealin per te pasur nje pamje sa me te kuruar, per te pasur nje rini qe zgjat, per bukurine, per te korrigjuar ate qe ne mendojme se duhet te ishte ndryshe ne pamjen tone, per te trajtuar traumat qe pacientet mund te kene marre ne incidente te ndryshme por edhe per shume arsye te tjera qe secili prej nesh i mendon.

Te jesh dhe te mbizoterosh ne fushen e kirurgjise estetike dhe plastike nuk eshte e thjeshte!!
Eshte nje sfide, pasi ne kemi pjese te udhetimit te klinikes nder vite shume nga pacientet tane te pare qe besojne tek ne. Patjeter qe eshte nje sfide te plotesosh pritshmerite e njerezve, te pergjigjesh dhe te argumentosh, pyetjeve qe ju kane lindur pasi kane marre shume informacion. Informacione si:
1- Cili eshte kirurgu?
2- Cfare CV ka?
3- Sa e cenon shendetin nderhyrja e deshiruar?
4- A do kete nje ndjekje serioze post operatore?

Parimi yne kryesor eshte te ruajme dhe te mos cenojme shendetin e pacientit, ta mbrojme ate nga informacionet dhe ndikimet e padobishme. Kjo pergjegjshmeri ne nivele kaq te larta, ka bere qe numri i pacienteve qe besojne ne kliniken tone te rritet vit pas viti.

Nderhyrjet qe kryhen prej 20 vitesh tashme, ne kujdesemi qe te realizohen vetem nga kirurge Italiane, duke marre parasysh qe kirurgjia e kesaj te fundit renditet si me e arrira ne te gjithe boten. Kirurget jane te specializuar ne kirurgjine rikonstruktive, maksilo-faciale, ORL, kirurgjine e pergjithshme por edhe ne kirurgjite per te trajtuar patologjite specifike. Eksperienca e tyre nuk shtrihet vetem ne kufinje e Italise, por edhe te Europes edhe me tej ne bote. Ne kete menyre, duke marre nga eksperienca e tyre, teknikat e tyre te vecanta, si dhe synimi per te trajtuar cdo pacient si nje rast specifik jane disa nga avantazhet qe na kane ndihmuar te jemi te paret por edhe te vazhdojme ta gezojme kete trofe edhe ne keto dite, ku sherbyem si burim frymezimi edhe per klinika te tjera me karakter te ngjashem me ne!

Ne guxuam! Nuk eshte e thjeshte te jesh dhe te mbetesh lider ne fushen e se bukures.
Ne guxuam! Per kete arsye, Dermolife eshte busull orientimi kur permendet kirurgjia estetike!