Blog

Rendesia e aktivitetit fizik dhe benefitet e tij!

aktivitet fizik ne shpi

Qendrimi ne shtepi gjate gjithe kohes mund te duket relaksues pergjate nje fundjave por nese kjo zgjatet me shume, sikunder ne kete periudhe izolimi ne shtepi per shkak te koronavirusit, qendrimi ne shtepi mund te behet stresues me pasoja ne mendjen dhe trupin tone. Shkeputja nga jeta sociale dhe stili i zakonshem i jeteses kerkon gjithnje e me shume forma te reja argetimi alternative. Qendrimi per dite te tera ne shtepi, shkakton dobesim te muskujve prandaj eshte e rendesishme te ushtroheni ne ambientet tuaja.Sigurisht qe kjo periudhe e veshtire shoqerohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frike apo ankth. Njerezit me te ndjeshem ndaj kesaj, jane ata qe kane patur apo vazhdojne te kene probleme me shendetin mendor.
Por si ndikon aktiviteti fizik ne trupin tone?

Aktiviteti fizik permireson qarkullimin e pergjithshem te gjakut, rrit rrjedhen e gjakut ne tru dhe nivelet e noradrenalines dhe endorfines, te cilat mund te zvogelojne stresin, te permiresojne disponimin, te nxisin nje efekt qetesues pas ushtrimit dhe si rezultat te permiresojne arritjet.Po ashtu, perftime shendetesore jane edhe ndertimi i kockave te forta, nyjave te shendetshme, zemres se forte, shendetit te mire mendor dhe parandalon shqetesimin kryesor – obezitetin. Aktiviteti fizik ndikon edhe ne fiziologjine e trurit duke rritur: kapilaret e gjakut, qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e trurit, rritjen e qelizave nervore ne hipokampus (qendra e te mesuarit dhe kujteses). Keto ndryshime fiziologjike lidhen me permiresimin e vemendjes, permiresimin e procesimit te informates, ruajtjen dhe rikthimin dhe rritjen e perqendrimit.
Disa nga benefitet e uhtrimeve fizike jane:


1. Ushtrimet mbajne ne kontroll peshen
Ushtrimet ndihmojne ne mbajtjen e peshes nen kontroll ose ne uljen e peshes. Kur merreni me aktivitet fizik, ju digjni kalori. Sa me intensiv aktiviteti, aq me shume kalori digjni. Nuk keni nevoje per shume kohe per ushtrime qe çojne ne ulje peshe. Ju mund te ushtroheni cdo dite ne shtepite duke ndjekur programe qe ju instruktojne apo duke ushtruar edhe ushtrime te thjeshta.

2. Ushtrimet ndihmojne ne shendetin tuaj
Pavaresisht peshes suaj, te qenet aktiv rrit vlerat e kolesterolit te mire dhe ul trigliceridet e keqija. Kjo gje e ben gjakun tuaj te qarkulloje me lehte dhe ul rrezikun e semundjeve kardiovaskulare. Ne fakt, aktiviteti i rregullt fizik mund te ndihmoje ne parandalimin ose menaxhimin e problemeve te zemres, diabetit, depresionit, llojeve te ndryshme te kancerit, artritit dhe rrezimeve.

3. Ushtrimet ju permiresojne humorin
Aktiviteti fizik stimulon kimikate te ndryshme te trurit qe ju bejne te ndiheni me te lumtur e me te qete. Gjithashtu, kur sterviteni rregullisht, mund te ndiheni me mire me pamjen tuaj te jashtme, gje qe rrit vetebesimin dhe vetevleresimin.

4. Ushtrimet ju bejne me energjik
Aktiviteti i rregullt fizik mund te permiresoje forcen e muskujve dhe te rrise qendrueshmerine tuaj. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik çojne oksigjenin dhe lendet ushqyese ne inde dhe ndihmojne sistemin kardiovaskular te punoje me mire. Dhe kur zemra dhe mushkerite punojne me mire, ju keni me shume energji per punet e perditshme.

5. Ushtrimet ju ndihmojne te beni gjume cilesor
Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon te flini me shpejt dhe te beni gjume me te thelle, duke rritur cilesine e gjumit tuaj. Por mos u ushtroni ne oret e vona te darkes, sepse do te jeni shume energjike dhe do ta keni veshtire te flini.

6. Ushtrimet sjellin kenaqesi
Ushtrimet dhe aktiviteti fizik jane nje menyre e kenaqshme per te kaluar kohen. Ato ju japin mundesine per te kaluar nje kohe te mire qofte edhe brenda shtepise, per t’u angazhuar ne aktivitete qe ju pelqejne.

7. Mund te ndihmoje shendetin e lekures tuaj.
Lekura juaj mund te ndikohet nga sasia e stresit oksidativ ne trupin tuaj, i cili ndodh qe kur mbrojtjet antioksiduese te trupit tuaj nuk e riparojne teresisht demin e krijuar nga radikalet e lira,bejne te mundur qe te rritet stresi oksidativ dhe pasjat e tij ne lekuren tuaj. Ushtrimet rrisin prodhimin e antioksidanteve natyrale te trupit tuaj, te cilat ndihmojn ne mbrojtjen e qelizave.

8. E permiresojne perqendrimin dhe e rrisin motivimin
Ushtrimet e rregullta fizike e rrisin lirimin e kimikaleve si dopamina dhe serotonina, te cilat e permiresojne perqendrimin dhe e rrisin motivimin.

9.Ushtrimet fizike e rrisin vetebesimin
Permiresimet ne trup dhe ne forme te trupit normalisht se ju ndihmojne te keni me shume vetebesim.

10. Efekti i ushtrimit ne sjellje.
Ushtrimet fizike permiresojne qendrimin e nje personi, karakterizojne jo vetem formen e trupit, por edhe funksionin e gjendjes se aparatit motorik. Formimi i qendrimit te plote shoqerohet me rritjen e levizshmerise se nyjeve, veçanerisht ne nyjet ndervertebrale. Po aq e rendesishme eshte formimi i aparatit neuromuskular te trupit - aftesia e muskujve per t'u çlodhur, tension dhe shtrire. Zhvillimi i mire i muskujve te shpines eshte nje kusht i rendesishem per formimin e qendrimit te duhur, ka nje efekt pozitiv ne veprimtarine e sistemeve te frymemarrjes dhe te qarkullimit te gjakut. Ne jetojme ne nje bote ku rregullisht ankohemi se jemi te lodhur. Megjithate, nje stervitje e mire do t’ju beje me te lodhur fizikisht, por ju ndihmon te flini me mire dhe te pushoni me shume. Mos harroni te ushtroheni dhe njekohesisht te hani mire, per te forcuar imunitetin dhe per t’u ndjere energjike.Persa i perket permiresimit te humorit, konsideroni komunikimin virtual. Video call-et dhe mesazhet do t’ju bejne te ndiheni me mire.Gjithashtu mund t’i dedikoni kohe pasioneve tuaja, si leximi, piktura, muzika etj

rendesia e aktivitetit fizik