Epilimi me Laser

Epilimi me laser bazohet ne principin e : “ Fototermolizes selektive” , e cila transformon energjine e drites qe prodhohet nga lazeri ne energji termale (nxehtesi).
Kjo con ne mbinxehtesi te madhe, duke shkaktuar demtim ne bulbin e qimes, duke respektuar dhe mos prekur asnje strukture tjeter qe rrethon bulbin e qimes.
Trajtime epilimi per fytyren dhe trupin per meshkuj dhe femra, per te eliminuar qimet e padeshiruara duke filluar qe ne seancat e para.

Per te gjitha llojet e lekures.
Pergjate 12 muajve te vitit.
Ne lekure te nxire me solar.
Komfort maksimal.

Vepron shpejt, edhe ne zona shume te medha fale shpejtesise 15 Hz.
Perdorimi i brisqeve, shkulja e qimeve, depilimi me dyll ... te gjitha keto kerkojne kohe, por per njerezit qe preferojne te kene lekure te bute, pa qime, ato mund te duken si opsionet e vetme ne dispozicion. Ju mund te vendosni ne vend te kesaj per nje rezultat me te perhershem: heqjen e qimeve me lazer.

JENI GATI TE MERRNI PERGJIGJET TUAJA PER TE GJITHA PYETJET NE LIDHJE ME DEPILIMIN ME LAZER ???

1) Epilimi me lazer nuk eshte aq i komplikuar sa mund ta imagjinoni

TCdo trajtim me fjalen “lazer” mund te duket intimidues dhe i frikshem, por ne te vertete eshte shume i thjeshte. Dr Margarita Lolis, mjeke dermatologe ne New York , shpjegon se energjia qe prodhon lazeri kapet nga pigmenti i melanines ne folikulin e qimes, duke shkaktuar shkaterrim te rrenjes. Ne momentin qe rrenja shkaterrohet, nuk mund te prodhohen me qime.

2) Epilimi me lazer vepron shkelqyeshem ne te kater zonat

Epilimi me lazer vepron ne te gjitha pjeset e trupit qe keni deshire te eliminoni qimet, por eshte me efektive ne zonen e bikini, buzet, mjeker dhe zonen e sqetullave.

3) Njerezit me qime te trasha dhe te erreta jane kandidatet me te mire per epilimin me lazer

Nese keni qime te errerta dhe jeni merzitur nga kjo gje se sa qime kokeforta jane ne procesin e daljes se tyre, ka ardhur koha te gezoheni per nje fakt: “Lazeri terhiqet nga pigmenti dhe ngjyra ne folikulin e flokut”

4) Do t’i shikoni rezultatet e verteta pas 6-8 seancave

Cdo njeri eshte i ndryshem, keshtu qe numri i seancave eshte i ndryshem per cdo njeri. “ Epilimi me lazer vepron me mire kur qimet jane ne fazen active te rritjes”. Pjeset e ndryshme te trupit kane cikel te ndryshem rritjeje, prandaj zona te ndryshme mund te kene nevoje per me pak ose me shume séance trajtimi. Megjithate shumica e pacienteve kane nevoje mesatarisht per 6-8 seanca per te pare heqjen e plote te qimeve.

5) Ju duhet te ndiqni cdo seance

“Nje nga gabimet me te medhaja qe bejne pacientet eshte mos kompletimi i numrit te duhur te sesioneve te epilimit me lazer.”- thote dr Lolis, dermatologe. “Ne momentin qe qimet rrallohen, pacientet nuk i ndjekin me seancat. Nese doni te keni efekt ne trajtimet tuaja, degjoni praktikanten qe ju ben lazerin, ato e dine me mire.

6) Nuk duhet te jete e dhimbshme

Epilimi me lazer nuk eshte i dhimbshem, pacientet ankojne per ndjesi si pickime te vogla, te durueshme.

7) Mos u shqetesoni nese jeni me menstruacione

Ndryshe nga depilimi me dyll, ju nuk duhet ta anulloni seancen tuaj te depilimit me lazer nese jeni me menstruacione. eshte shume e rendesishme te jeni konsistent me trajtimet tuaja, keshtu qe nese jeni me menstruacione dhe jeni duke trajtuar zonen e bikinit , mos e lini kete seance.

8) eshte nje gje te cilen s’duhet te harroni ta beni para trajtimit

Ne ju kerkojme te rruhet me brisk zonen qe do trajtohet perpara trajtimit ne menyre qe lazeri te penetroje ne brendesi te rrenjes se flokut- te mos targetohen qime qe jane jashe lekurs. Kjo eshte nje faze shume e rendesishme! “ Ju nuk duhet te hiqni qimet me dyll, t’i shkulni apo te perdorni zbardhues te qimeve 1 muaj perpara epilimit sepse rrenjet duhet te jene intakte ne menyre qe lazeri te veproje me se miri tek rrenja.

9) Ju duhet te aplikoni krem me SPF pas trajtimit me lazer

Pas trajtimit me lazer evitoni ekspozimin ne diell dhe perdorni gjithmone krem me SPF.