a) Pacientë me gjoks voluminoz e të varur
b) Pacientë me anomali të gjinjve
c) Pacientë me asimetri të gjinjve
d) Pacientë me dhimbje të shpinës, të qafës, të shpatullave dhe supeve për shkak të rëndesës së gjoksit
e) Pacientë me dhimbje në regjionin mamar
f) Pacientë me problem në frymëmarrje
g) Pacientë me probleme psikologjike e sociale për shkak të kufizimeve në jetën e përditshme, në aktivitetin fizik dhe seksual
Zvogëlimi i gjoksit konsiston në reduktimin e përmasave të një gjoksi shumë voluminoz dhe të varur dhe për korrigjimin e një anomalie të gjinjve (psh. hipertrofi, gjigandomasti, etj)
2. NDËRHYRJA:
a) Ndërhyrja nën anestezi lokalesedacion
b) Kohëzgjatja 1.5-3 orë
c) Ndërhyrje ambulatore (pacienti qëndron disa orë në klinikë pas ndërhyrjes dhe më pas largohet në shtepi)
d) Shenja të përkohshme të cilat në muajt e parë mbulohen lehtësisht nga recipetat ose rrobat e banjës
e) Koha e rikuperimit 3 ditë
f) Enjtje e lehtë dhe dhimbje të lehta të qetësueshme nga sedativet orale
g) Rezultati shumë i mire, i kënaqshëm dhe i zgjatur në kohë
3. KUJDESI POST-OPERATOR
Pacientja pas ndërhyrjes ka nevojë për një mjekim të thjeshtë e të kujdesshëm. Këshillohet qëndrimi në pushim mesatarisht për 3 ditë dhe mbajtja veshur e recipetave të posacme deri në 3 javë pas ndërhyrjes.