Kirurgjia Plastike ne Klinika Dermolife

Historiku i Klinikes Dermolife

Klinika dermo-estetike Dermo Life, ka filluar aktivitetin e saj me 5 dhjetor 2002, e krijuar nga mjekja dermo-estetike Lida Hoxha, duke thyer keshtu edhe shume tabu ne nje vend me mendesi maskiliste, ku ishte krijuar ideja se punet e medha ne Shqiperi, behen vetem nga burrat. Kjo klinike eshte pionierja e pare e cila punoi dhe reklamoi Dermo-Estetiken bashkekohore dhe ate perendimore . Qe ne start kjo klinike ka qene e profilizuar drejt trajtimeve dhe aparaturave te fjales se fundit te shkences. Ne klinike pacientet mund te gjejne gamen e plote te sherbimeve estetike si: trajtimet anti moshe me botoks, acid ialuronik, filler, lazer Fraxel, mesoterapi, injektim plazme, biostimulim, peeling kimike, maska dhe masazhe profesionale me produkte anti rrudhe dhe shume efikase. Trajtimet e tjera jane ato anti akne, kunder njollave, kunder strijave, depilime permanente me lazer, trajtime anti celulit, trajtime kunder renies se flokeve, per mbipeshen, heqje tatuazhesh, rritje e vellimit te buzeve dhe mollezave me produkte te çertifikuara ne vendet e BE-se. Ne gjithe keto vite eksperience, Klinika ka marre gjithe ekspertizen me te mire perendimore per te ecur ne te njejtin hap me to. Gjithashtu vite me pare u ngrit edhe sektori i kirurgjise plastike me kirurge plastike italiane te cilet kane CV profesionale dhe eksperience mbreselenese.

Prej vitesh tashme, tek Dermo Life zhvillohen me sukses nderhyrje te ndryshme per rregullimin e hundes, vesheve, zmadhim ose zvoglim si dhe lifting te gjoksit, lifting te barkut, kofsheve dhe kraheve, lifting i fytyres dhe qafes, lipozucion ose heqje e dhjamit ne kofshe dhe bark, kirurgji e syrit etj. Pacientet kane mbetur shume te kenaqur dhe ky fakt na ben te lumtur, por na obligon per tu persosur akoma me shume ne punen tone. Heqja e variçeve eshte gjithashtu nje sektor qe po punohet fort me mjeke italiane te specializuar ne kete fushe, te cilet aplikojne dy teknika shume te famshme tashme, pa operacion dhe pa dhimbje. Ne kete menyre pacientet tane kthehen brenda dites ne shtepi, jo vetem per trajtimin e variçeve, por per te gjitha llojet e nderhyrjeve, pasi teknikat e reja te aplikuara ne kliniken tone, jane gjithnje e me pak evazive. Profesionalizmi i stafit tone qendron edhe ne ruajtjen e konfidencialitetit te pacienteve tane dhe asistimit te tyre ne çdo kohe, ne fazen post-operatore.

Laboratori Analizave ne Dermolife

LABORATORI DERMOLIFE

Vitet e fundit tek Dermo Life eshte krijuar edhe laboratori i analizave me aparatura moderne. Pacienti mund te beje te gjitha llojet e analizave, eko te ndryshme, vizita tek mjeket e specialiteteve te ndryshme, fertilizim in vitro etj. Edhe ne kete sektor Dermo Life ka zgjedhur te punoje me nje staf shume te kualifikuar. Persa i perket fertilizmit in vitro, ne jemi krenare per mrekulline qe ka bere stafi i mjekeve te cilet jane shkolluar ne Londer. Suksesi i tyre eshte ne 83%. Gjithashtu edhe reparti i endokrinologjise ka njohur suksese te medha duke operuar me sukses edhe raste shume te komplikuara.

PRODKTET DERMO-ESTETIKE

Produktet dermo-estetike jane markat me te famshme ne bote dhe 100% bimore, ato te cilat perdoren per trajtimet patologjike ose per trajtimet estetike. Klinikes Dermo Life i eshte besuar ekskluziviteti i ketyre markave, fale seriozitetit dhe profesionalizmit te treguar gjate viteve qe ushtron aktivitetin e saj. Linjat kryesore te produkteve: FILORGA, LAKSHMI dhe SESDERMA, jane nje vlere e shtuar e kesaj klinike e cila i perdor ato ne trajtimin ne qender si dhe ndihmon pacientet e saj per t’i perdorur edhe ne shtepi, per nje rezultat akoma me te mire te trajtimeve.

Produkte estetike tek poliklinika dermolife

DermoLife eshte ne sherbim te klienteve ne kohe dhe ne cilesi, me nje staf te specializuar ne fushen e dermo – estetikes dhe ne bashkepunim me nje ekip mjekesh nga Italia te cilet do t’i gjeni ne çdo kohe ne dispozicionin tuaj per te zhvilluar konsulta dhe per t’ju dhene informacione mbi nderhyrjet ne fushen e kirurgjise plastike, gjithnje duke patur si prioritet shendetin tuaj e me pas pamjen e jashtme, per te cilen ne investohemi qe ju te mbeteni te kenaqur.