Lipektomia Bukale - Me shume kontur..

Lipektomia Bukale

Lipektomia Bukale eshte nje nder operacionet e fundit dhe nder me te kerkuarit ne praktiken e kirurgjise estetike te diteve te fundit. Faqet kane nje impakt estetik te menjehershem per syrin e njeriut. Jane faqet ato qe definojne konturet e fytyres duke i dhene asaj formen. Te gjithe njerezit kur lindin kane me shumice ind dhjamor te vendosur ne zonen e faqeve, duke i dhene ate pamjen e lezetshme bebeve prej “buçkoje”. Kur rritemi normalisht faqet marrin nje pamje me te skulpturuar, me prej adulti, me molleza te definuara dhe mjeker te dallueshme. Tek disa njerez nuk ndodh kshu, dhe mund te themi qe kjo ndodh ne nje perqindje shume te madhe te popullates boterore.
Indi dhjamor bukal mbeshtetet ne muskulin buccinator, i cili eshte muskuli qe ndihmon ne levizjet e pertypjes. Heqja e ketij dhjami nuk ndikon ne funskionin dhe levizshmerine e muskulit, ndikon vetem ne ndryshimin e paraqitjes se fytyres.
Te pasurit e faqeve te fryra, “bucko”, ne gjuhen mjeesore njihet dhe si “Chipmunk cheeks”- “faqet e ketrit”. Mund te ndodhe tek njerezit pavaresisht peshes apo dietes pasi ka te beje me shume me nje predispozicion gjenetik. Heqja e tyre konturon e faqet dhe i jep me shume definicion fytyres. Kjo realizohet me shume mjeshteri nga kirurget estetike te Dermolife®, duke i dhene freskine dhe tonifikimin faqeve tuaja, per nje fytyre natyrale, te fresket dhe rinore. Rezultatet e shkelqyera permiresojne vetevleresimin dhe performancen ne jeten e perditshme.Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale qe do te thote qepalla te reja,te tonifikuara dhe nje veshtrim me i gjalle dhe rinor, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Lipektomise Bukale ne rastet kur keni:

► Faqe te medha dhe te fryra te cilat ju pengojne nga ana estetike.
► Faqe te medha dhe te fryra te cilat ju pengojne ne anen funksionale te gojes.
► Asimetri te permasave te njeres prej faqeve me tjetren.

PROCEDURA

Lypektomia Bukale eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen, qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Do te studioje me imtesi gjendjen e lekures, te indeve nenlekurore dhe muskulore jo vetem te faqeve, por te te gjithe fytyres dhe pjeses cervikale. Do te vleresoje gjithashtu inestetizmat e mundshme te vesheve dhe zones perreth syve. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standard te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu,pas nje bashkebisedimi te hapur dhe mjaft informues, se bashku me ju, do te zgjedhe proçeduren kirurgjikale me te pershtatshme per rastin tuaj.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte definimi i faqeve ne harmoni me fytyren per t’i rikthyer asaj natyrshmerine dhe bukurine.Lypektomia bukale i rikthen freskine dhe tonifikimin faqeve duke perfituar nje veshtrim me te gjalle dhe rinor. Rezultatet e shkelqyera permiresojne vetevleresimin dhe performancen ne jeten e perditshme.

Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne cdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, kur eshte e mundur, anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar dhe pjeserisht koshient. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja. Lypektomia Bukale mund te kryhet ne faqen e djathte, faqen e majte ose te dyja njekohesisht. Zakonisht problemi eshte ne te dyja faqet, ndaj dhe me e shpeshte eshte kjo e fundit. Procedura kirurgjikale e Lypektomise Bukale eshte relativisht e shkurter dhe zgjat mesatarisht nga 40 minuta deri ne 1 ore e 30 minuta. Pothuajse gjithmone kryhet me anestezi lokale dhe sedacion. Kjo nderhyrje,e keshillueshme si per femrat ashtu edhe per meshkujt, tashme realizohet ne menyre mini-invazive. Metoda konsiston ne aplikimin e nje incizioni minimal ne pjesen e brendshme te faqes, ku hiqen “jasteket” e dhjamit. Duke qene se incizioni realizohet ne brendesi te gojes, nuk ka shenja te jashtme. Pasi hiqet dhjami bukal, incizioni suturohet me fije kirurgjikale. Qepjet kryhen me delikatese duke perdorur penje shume te holle dhe shenjat jane plotesisht te padukshme, pasi dhe incizioni kryhet ne pjesen e brendshme te gojes. Parashikohet te kheheni ne shtepi brenda dites, zakonisht 2 – 3 ore pas operacionit.
Kirurget me fame boterore te DERMOLIFE® ju garantojne rezultate mahnitese, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote. Keshillohet qe duke filluar menjehere pas operacionit dhe diten e neserme, mbi faqe nga jashte te aplikohen qeska akulli per te ndihmuar largimin e edemave dhe hematomave. Me pas, kompresa garzash te lagura me çaj kamomili jane te nevojshme per te pershpejtuar sherimin e plageve. Kontrollet dhe mjekimet e para te plageve parashikohen pas 2 – 4 dite. Eshte e keshillueshme qe te shmangen sforcimet e teperta dhe te panevojshme gjate periudhes postoperatore te muskulit Buccinator. Kjo do te thote se rekomandohet, per javen e pare sidomos, nje diete e bazuar ne ushqime te lehta dhe kryesisht likide. Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale te secili individ, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.