Blog

8 fakte qe duhet te dini per varicet

8-fakte-varice

Ne stinen e pranveres dhe veres femrat deshirojne te kene kembe te bukura. Por per disa prej tyre kjo eshte e veshtire per shkak te kapilareve te dukshem dhe variceve. Ja disa fakte interesante mbi krijimin e variceve dhe si mund te kurohen:

Te qendrosh kembe mbi kembe nuk shkakton varice.

Deri me sot te gjithe kemi menduar se kryqezimi i kembeve eshte nje nga shkaqet kryesore te variceve, por ekspertet thone se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut ne fakt shkaktohet me shpesh nga qendrimi per nje kohe te gjate ne kembe apo ulur. Shkaqe te tjera jane obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes.

Nuk jane thjesht nje problem estetik.
Koncepti me i zakonshem eshte se varicet te shemtojne kembet, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre ne shendet. “Variçet shkaktojne lodhje te kembes, enjtje dhe bezdisje. Ato mund te jene dhe nje paralajmerim i rreziqeve afatgjata te shendetit si: tromboze, mpiksje gjaku, qarkullim i dobet dhe enjtje te kembeve”, thone ekspertet.

Jane gjenetike. Varicet dhe kapilaret e dukshem nuk jane e njejta gje.

Kapilaret jane te vegjel, vena te vogla gjaku qe mund te shihen nen lekure, zakonisht jane te pademshme, dhe jane si pasoje e qarkullimit te ulet te gjakut dhe variceve qe mund te formohen. Ndersa variçet jane zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, jane te trasha si fije dhe zgjaten ne kembe.

Edhe meshkujt kane varice.

Ekspertet vleresojne se 70-80% e pacienteve jane femra, por kirurgu vaskular prane klinikes Dermolife Dr. Marco Franceschini thote se edhe meshkujt vuajne nga varicet edhe pse kane me pak nevoje per trajtim.

Edhe shtatzenia shkakton varice.

Ekspertet thone se gjate shtatzenise ndaj venes kryesore qe furnizon pjesen e poshtme te trupit, dhe fetusi praktikisht mund te bllokoje qarkullimin e gjakut. Krahas kesaj, prodhimi i hormoneve shtese gjate shtatzenise, shkakton nje leshim te muskujve te venave, me tendence qe ato te zgjerohen. Ne kete menyre rritet rreziku per varicet.

Ushtrimet jane menyra me e mire per parandalimin e shfaqjes se variceve dhe kapilareve.

Keshilla kryesore qe japin ekspertet eshte: ecni sa me shume. Mos harroni te beni ushtrime, sidomos noti dhe ngjitja e shkalleve. Keto ushtrime rrisin qarkullimin e gjakut. Nje gje e mire e ketyre ushtrimeve eshte se shputa e kembes eshte gjithmone ne levizje. Mos u justifikoni se nuk keni kohe. Trajtimi eshte me i mire se kurre, ky eshte nje lajm i mire.

Avancimi i shkences dhe teknologjise ne mjekesi mundeson qe trajtimi i variçeve ne ditet e sotme te jete komod. “Nuk ka plage, nuk ka prerje, por nje sherim te shpejte, pa kohe rikuperimi.”