
Me kalimin e kohes ndodhin ndryshime ne fytyre.
Lekura hollohet dhe humbet elasticitetin. Kunder
shenjave tipike te plakjes, rrudhat, ka sot teknika
te mjeksise estacido-ialuronietike, te cilat me
impiante te thjeshta ne nivelin e dermes dhe me disa
substanca, reduktojne dukshem keto inestetizma. Nje
alternative eshte kirurgjia plastike, si psh
lifting, i cili lejon te ripozicionohen indet e
dobesuara nga plakja dhe qe kane tendence te bien
poshte.
› Rrudhat
Dallohen 2
kategori:
1. Rrudhat e mimikes se fytyres
(rrudhat e shprehjes). Keto rrudha krijohen nga
varferimi i lekures me perberesit e rendesishem si:
kolagen, elastine dhe acid ialuronik. Jo vetem
plakja eshte pergjegjese per keto lloj rrudhash, por
keto krijohen edhe tek mosha e reja nga levizja e
muskulatures.
2. Rrudhat dhe shenjat qe
vijne nga plakja shoqeruar me renie te profilit.
Keto vijne nga renia e elasticitetit dhe tonalitetit
te lekures. Keto rrudha krijohen sidomos ne zonen
rreth syve, tek mollezat, tek goja, tek profili.
› Teknikat e impiantit
Trajtimi i rrudhave behet me dy teknika:
–
teknika lineare e tunelizacionit
– teknika e
mikroponfit ne seri
› Teknika lineare e tunelizacionit
Pasi dizinfektohet mire lekura, agia futet ne
gjithe gjatesine e lekures ne siperfaqen e dermes.
Keshtu fillon injektimi i produktit nderkohe qe agia
terhiqet per jashte.
› Teknika e mikroponfi ne seri
Sipas kesaj teknike behet nje seri
injeksionesh me distance 2 milimetra njera nga
tjetra pergjate rrudhes, duke krijuar mikroponfi me
diameter prej 1/2 e milimetrit.
› Produktet qe injektohen
Kolageni
Kolageni i gjedhit merret nga
lekura e gjedhit i cili eshte rritur dhe ushqyer ne
menyre natyrale dhe te kontrolluar. Kolageni eshte
disponibel ne koncentrime te ndryshme. Kolageni
normal penetron tek ai human, ndersa kolageni me
lidhje te kryqezuara futet ne brendesi te dermes.
Para trajtimit eshte e nevojshme qe te behen dy
teste sensibiliteti ne harkun e 3 javeve, sepse ne
raste shume te rradha mund te shfaqen reaksione
intolerance. Sidoqofte kolageni perdoret tashme prej
15 vitesh me nje nivel efikasiteti dhe sigurie shume
te larte.
› Derivati i acidit ialuronik
Prej vitesh perdoret nje derivat i acidit
ialuronik me origjine shtazore ne xhel (HylanB).
Pacientet nuk manifestojne efekte kolaterale si psh
skuqje apo fryrje te zonave te trajtuara.
Ialuronano
(Restylane)
Behet fjale per acid ialuronik te
gjenerates se trete. Ai ka dy karakteristika
kryesore:1. Fale lidhjes se saj te kryqezuar qendron
me gjate ne indet.
2. Nuk eshte nje ekstrakt
shtazor, por ka nje biokompatibilitet shume te
larte.
Sot ka materiale te ndryshme me te
cilat mund te trajtohen rrudhat e fytyres. Per te
gjitha mund te themi qe jane metoda te konsoliduara
tashme ne mjeksi. Vetem mjeku estetist mund te
vleresoje rast pas rasti se cilat jane teknikat qe
duhen perdorur sipas inestetizmave te pacientit,
cilat produkte jane me te pershtatshme dhe nese
pacientit nuk i mjaftojne keto por i duhet kirurgjia
per t’ia zgjidhur problemet. Tek Klinika Dermolife
mund te gjeni te gjitha teknikat per inimin e
lekures tuaj.