Blog

8 USHQIME Te SHeNDETSHME PeR STINeN E VEReS

8 USHQIME Te SHeNDETSHME PeR STINeN E VEReS

Ka mbetur vetem nje muaj nga stina e veres por ushqimet jane nje faktor kyç qe luajne rol te rendesishem ne shendetin tone, dhe kryesisht ne hidratimin e trupit.

Duhet bere nje zgjedhje e shendetshme ushqimesh te fresketa. Ja tete prej ushqimeve qe duhen konsumuar ne stinen e veres :

1.Misri
Dy antioksidantet qe ndodhen tek misri, lutein dhe zeaksantine – na ndihmojne kunder rrezeve demtuese te diellit. Per syte, ato jane si syze dielli natyrale.

2. Kafe me akull
Nje kafe e shoqeruar me akull eshte nje menyre e mire per te nisur mengjeset e veres. Nje filxhan ne dite ul rrezikun e zhvillimit te kancerit te lekures

3. Qershite
Ato sjellin nje sere perfitimesh shendetesore. Lengu i qershise na ndihmon te bejme nje gjume me te mire gjate neteve te nxehta te veres. Antioksidanti antocianin i ndodhur tek qershite redukton yndyrnat.

4. Domatet
Padyshim qe kremi per trupin do te jete ne radhe te pare per t’u mbrojtur nga rrezet e diellit ne vere. Por duke konsumuar domate, i beni nje tjeter te mire vetes duke e mbrojtur lekuren nga djegia. Kjo fale antioksidantit likopene qe domatja e kuqe permban

5. Shalqiri
Duke qendruar te hidratuar mbani ne forme kujtesen tuaj dhe humorin. Mbani trupin tuaj te fresket gjate muajve te nxehte te veres

6. Manaferrat
Manaferrat jane nje burim i mire fibrash qe ndihmojne ne uljen e nivelit te kolesteroli. Gjithashtu ndihmojne ne parandalimin e rritjes se peshes.

7. Çaji i ftohte
Sigurisht nje gote me çaj te ftohte ne nje dite te nxehte do t’ju freskoje. Perveç kesaj ndihmon ne parandalimin e semundjes se diabetit dhe semundjes Alzheimer.

8. Boronica
Boronica e fresket jane nje trajtim special. Antioksidantet qe boronica permban ndihmojne ne shmangien e lodhjes se muskujve.