
Nese nuk fle mire, nuk mund te behesh mire.
Çrregullimet e gjumit dhe mbipesha jane te lidhura
ngushte me njera tjetren.
Deri ne 80% e njerezve qe luftojne me mbipeshen nuk
flene ashtu si duhet. Ky eshte nje rreth vicioz pasi
te qenurit i privuar nga gjumi e ben te veshtire
humbjen e peshes dhe obeziteti krijon shqetesime
serioze te gjumit te njohur si apnea e gjumit.
Çfare eshte apnea e gjumit?
Apnea eshte nje crregullim potencialisht serioz i
gjumit, ne te cilin frymemarrja vazhdimisht ndalet
dhe fillon. Nese ju gerhisni dhe ndiheni te lodhur
edhe pas nje cikli normal te gjumit, mund te keni
apnea.
Lloji kryesor i apnese se gjumit eshte apnea
obstruktive, forma me e zakonshme qe ndodh kur
muskujt e fytit relaksohen.
Nje person me kete crregullim shpesh nuk eshte i
ndergjegjshem qe e ka kete patologji edhe pse
kombinimi i gerhitjes gjate nates dhe pesha e tepert
eshte nje e dhene kryesore qe nje person mund te
kete apnea te gjumit.
Nje simptome tjeter e ketij crregullimi eshte
pergjumja e vazhdueshme gjate dites. Shpesh here
njerezit supozojne se pergjumja qe ndjejne gjate
dites eshte rezultat i dietes se dobet ushqimore ose
mbajtja e peshave, duke mos e kuptuar qe ka nje
zgjidhje qe do te permiresonte lodhjen e tyre te
shpeshte.
Kur cikli i gjumit nuk plotesohet ashtu sic duhet,
ndodhin ndryshime hormonale ne trup qe e bejne te
veshtire humbjen e peshes.
Duke humbur vetem 10-15% te peshes se tepert
te trupit mund te permiresoje shume apnean e gjumit,
duke rikthyer energjine ditore dhe duke vendosur ne
nje balance te ekuilibruar:
1- hormonin e leptines (e cila siguron balancimin e
peshes dhe nivelin e energjise ne trup).
2-hormoni i grelines (i cili siguron frenimin e
urise).
Mbajtja nen kontroll e ketyre dy hormoneve e
ndihmojne trupin tuaj te jete i gatshem per renien
nga pesha.
Apnea e gjumit zakonisht diagnostikohet me nje nate
studimi te gjumit dhe nepermjet nje aparature
monitorohet numri i episodeve te nderprerjeve te
frymemarrjes gjate nates.
Mbipesha eshte faktori kryesor i rrezikut per kete
patologji dhe ulja e peshes ne kete rast eshte kusht
themelor.
Prane klinikes sone shume paciente te cilet
kane zgjedhur proceduren e balonit gastrik jane te
diagnostikuar edhe me apnea te gjumit. Duke pasur
kete crregullim edhe aktiviteti fizik eshte
pothuajse e pamundur, mbipesha vazhdon dhe gjendja
rendohet.
Trajtimi i obezitetit me balonin gastrik nuk eshte
vetem te fitosh nje beteje me pamjen e jashtme dhe
te veshesh stilin tend te preferuar, eshte me shume
se kaq, baloni trajton problemet me shendetin, me
patologjite te cilat veshtiresojne cilesine e jetes.
Me kete metode humbja e peshes eshte e shendetshme
dhe e garantuar, pa rrezikuar edhe problemet qe
tashme i keni. Ne pacientet tane te cilet ndiqen ne
menyre rigoroze nga stafi mjekesor gjate gjithe
rrugetimit me balonin gastrik, bashke me renien nga
pesha kemi pasur stabilizim te vlerave te glicemise
se larte ne gjak, kolesterolit te larte, presionit
te larte te gjakut por edhe “shpetim” nga apnea e
gjumit. Shume kilograme me pak do te thote, nje
gjume me i mire, nje jete me shendetshme por edhe
nje pamje me e definuar.
Baloni gastrik eshte e vetmja zgjidhje qe do t’ju
ndihmoje ne menyre te menjehershme te largoni sa me
pare kete problem nga jeta juaj, eshte shume me mire
te marrim fryme thelle dhe lirisht sesa me nje
frymemarrje te asistuar!