
A mund te kryej aktivitete fizike pas procedures se
Balonit Gastrik?
eshte nje pyetje e zakonshme nese mund te vazhdoni
me aktivitete fizike kur keni kryer proceduren e
Balonit Gastrik. Pergjigja e thjeshte eshte po!
Baloni Gastrik duhet te shihet si nje mjet qe
ndihmon ne ndryshimin e stilit te jeteses, ne
menyren e ushqyerjes si edhe aktivitetin fizik. Kjo
do t'ju ndihmoje te pershtasni zakonet tuaja te
ngrenies duke zvogeluar madhesite e porcionit dhe
kontrolluar urine tuaj. Nese mund te rritni
aktivitetin ne te njejten kohe me zvogelimin e
konsumit tuaj te ushqimit, do te shihni rezultatet
me te medha dhe me te shpejta per humbjen e peshes.
Çdo aktivitet i ndryshem eshte pozitiv, keshtu qe
nese ecja eshte aktiviteti juaj i deshiruar, kjo
eshte shume mire! Njelloj, nese rregullisht luani
futboll ose vraponi ose shkoni ne palester, nuk ka
asnje arsye pse te mos vazhdoni me ushtrimin tuaj te
preferuar. Aktiviteti i vetem qe ne do te sugjeronim
te shmangnit nese keni kryer proceduren e Balonit
Gastrik eshte sporti i rende i cili do te perfshinte
goditje te rregullta ne bark. Pra, nese ju jeni nje
kikboksier, Baloni Gastrik mund te mos jete per ju!
Sa ka te ngjare te ndjeni Balonin Gastrik ne
stomakun tuaj,ndryshon nga personi ne person por
shumica e njerezve raportojne ndjenjen si nje
rendese ne stomakun e tyre. Sidoqofte, ju mund te
beheni me te vetedijshem per Balonin Gastrik kur
beni ushtrime energjike, veçanerisht duke kercyer
pasi Baloni Gastrik leviz me shume, ose kur beni
ulje/ ngritje ne stomak. Kjo nuk eshte problem per
Baloni Gastrik, keshtu qe keshillat tona jane qe te
vazhdoni sa me normalisht me aktivitetin tuaj te
zgjedhur, nese nuk e shihni te pershtatshme ne kete
rast ne mund te sugjerojme veprimtari alternative.
Ushtrimet jane pothuajse aq te rendesishme sa dieta
juaj kur behet fjale per suksesin afatgjate te
renies ne peshe nga Baloni Gastrik. Pacientet qe
ushtrojne aktivitet fizik rregullisht humbasin me
shume peshe.
Perfitimet e shendetit fizik dhe mendor jane te
jashtezakonshme.
Sa ushtrime ju duhen per rezultate te dukshme?
Sipas disa studimeve per proceduren e Balonit
Gastrik rezultoi se 2.5 ore aktivitet fizik ne jave
humb 5.7% me shume peshe.
•Llojet e ushtrimeve
Duhet te keni 3 qellime kryesore te rutines suaj te
ushtrimeve:
Perditshmeri - ecje, vrap, biçiklete dhe veçanerisht
not.
Fleksibilitet- Perfshini ne rutinen tuaj aktivitetet
si yoga, stervitje me paisje si pesha dhe topa
stervitje.
Yoga- eshte me e mira pasi perfshin frymemarrjen e
duhur dhe perdor peshen tuaj te trupit per te rritur
forcen.