
Termi “baloni gastrik” tashme eshte i njohur per te
gjithe ne, pasi eshte pothuajse e pamundur te mos
diskutohet per te ne rrethet tona shoqerore apo
familjare, kjo per faktin se mbipesha por edhe
obeziteti jane disa nga problemet shqetesuese qe e
gjithe bota po perballet sot. Duke pare nevojen e
vazhdueshme te njerezve per te humbur kilogramet e
tepert, edhe menyrat e trajtimit qe jane ne
dispozicion jane te ndryshme, gjithmone e me shume
behen kerkime per te sjelle metoda me efikase per te
renien nga pesha ne menyre te moderuar dhe pa
rrezikuar shendetin.
E tille metode eshte edhe baloni gastrik, i cili u
krijua si nje domosdoshmeri per te mbajtur sa me
larg njerezit nga metodat drastike sic eshte prerja
apo ngushtimi i stomakut te cilat njihen gjeresisht
per pasojat e renda shendetesore qe mund te sjellin
ne organizmin e njeriut. Ne kliniken tone jemi
munduar te sjellim gjithmone risi, metoda efikase te
trajtimit te mbipeshes dhe jo vetem, procedura e
balonit gastrik e cila nder vite eshte kryer
ekskluzivisht vetem ne Dermolife, ka rezultuar nje
alternative shume e sukseshme.
Ajo cka e diferencon kete metode nga te tjerat
eshte:
1- Realizimi i saj pa kirurgji.
2- Nuk realizohet me anestezi gjenerale por me
sedacion, pra pacienti nuk eshte plotesisht i
pavetedijshem por nuk ndjen asgje.
3- Procedure e cila zgjat vetem 20 minuta dhe
aplikohet me endoskopi, si nje kontroll i zakonshem
i stomakut.
4- Metode me ekonomike krahasuar me te tjerat.
5- Stomaku eshte nje organ fleksibel dhe ka aftesine
te tkurret, pra, edhe pas heqjes se balonit ai nuk
ka me aftesine t’ju lejoje te konsumoni porcione te
medha ushqimore.
6- Me kete metode pacienti mesatarisht humbet 20-30
kilograme, nga statistikat e realizuara rezulton qe
personat me nje BMI te larte, kryesisht obezet
humbasin me shume se shifrat e zakonshme.
7- Pa efekte anesore: kjo nenkupton qe nuk ka pasoja
shendetesore per jeten, te vetmet simptoma jane te
perzierat ose te vjellat ne ditet e para te
vendosjes, simptoma te cilat ndryshojne nga nje
person ne tjetrin, jo te gjithe pacientet i provojne
keto ndjesi.
Per te gjitha arsyet e mesiperme dhe mbi te gjitha
per efektivitetin qe ka, kjo metode prevalon mbi te
gjitha te tjerat, kete e tregojne edhe e deshmojne
pacientet tane, me rezultatin e tyre, me ndryshimet
pozitive ne trup, por edhe ne parametrat
shendetesor, garancia e vetme qe japim per kete
metode jane te gjitha rastet e suksesit qe
publikojme cdo dite. Shendeti yne eshte faktori
kryesor qe na mundeson te kemi nje jete cilesore ose
jo, prandaj edhe menyra me te cilen ne zgjedhim te
korrigjojme apo te permiresojme dicka, duhet te jete
e zgjedhur me kujdes dhe te mos na cenoje ate qe ka
me shume vlere per secilin prej nesh: jeten!