Cfare eshte blefaroplastika - Konstatimi dhe cila eshte zgjidhja

Cfare eshte blefaroplastika


Blefaroplastika eshte nje nderhyrje kirurgjikale plastike per korrigjimin e defekteve, deformimeve dhe shperfytyrimeve te qepallave si dhe per modifikimin estetik te zones perreth syrit, eshte nje procedure miniinvazive qe prodhon rezultate shume te kenaqshme dhe zona perreth syve merr nje pamje me rinore dhe estetikisht te bukur. Ne rastin e femrave grimi duket me i rregullt dhe me terheqes, por edhe per te gjithe zonjat qe zgjedhin te jene natyrale dhe te mos trukohen eshte akoma me mire kur lekura e tepert qe ndodhet siper syve apo edhe fryrja poshte tyre, nuk ekzistojne me!
Por edhe ne rastin e meshkujve, kjo nderhyrje eshte gjithnje e me e shpeshte dhe patjeter qe rezultatet kane deshmuar qe ndihen me te rinj, me te kenaqur me pamjen e tyre dhe nuk eshte e nevojshme per te zgjedhur nje kend te caktuar per te pasur nje fotografi sa me te bukur, kjo ne rastin e te dy gjinive.

Por ne cfare konsiston kryesisht blefaroplastika?
Dy procedurat kryesore njihen si “blefaroplastika e siperme" dhe "blefaroplastika e poshtme", dhe te dyja kane funksione te ndara. Versioni i siperm eshte krijuar per te korrigjuar lekuren e tepert te nje qepalle, dhe heq çdo mbingarkese te saj duke rikthyer shkelqimin e syve, dhe duke zbutur gjithashtu linjat e vrenjtura. Blefaroplastika e poshtme, nga ana tjeter konsiston ne eliminimin e qeseve dhe fryrjes (puffiness) qe krijohen nen zonen e syve, zbutjen e zones dhe rivendosjen e vitalitetit okular.

Kjo nderhyrje eshte nje procedure e thjeshte, e sigurte dhe shume efektive. Realizohet me anestezi lokale. Procedura e qepallave te siperme (upper blepharoplasty) zakonisht perfshin nje prerje te fshehur brenda rrudhes natyrale te syrit, e cila shtrihet pak pertej kendit te jashtem, dhe lejon kirurgun te heqe tepricen e lekures.

Ne rastin e nje blefaroplastike te poshtme (lower blepharoplasty) prerja behet nen qerpiket e poshtme, duke lejuar kirurgun te largoje tepricen lekures dhe fryrjen.

Ne fund te fundit impakti i pare kur takojme dike eshte shikimi, jane syte dhe si te tille edhe nje pamje e kuruar e anes estetike te tyre eshte shume e rendesishme, jo vetem per kete arsye por edhe per preferencat individuale apo ndjesine e parehatise qe ky problem shkakton ne te dyja gjinite. Ne kliniken Dermolife kjo nderhyrje eshte nder me te kerkuarat dhe te realizuarat me nje efekt teper pozitiv dhe shpeshhere azhornojme sitet tona kryesore me raste te reja qe i nenshtrohen blefaroplastikes.