Blog

Ushqyerja dhe funksioni i gjendrave paratiroide

Ushqyerja dhe funksioni i gjendrave paratiroideo

Gjendrat paratiroide gjenden ne pjesen e perparme dhe te poshtme te qafes, ne kater polet e gjendres tiroide. Ato jane 4 ne numer dhe ndihmojne ne mbajtjen brenda vlerave normale te nivelit te kalciumit ne gjak (8.5-10.2 mg/dl). Gjendrat paratiroide çlirojne hormonin e tyre (parathormonin) ne gjak sa here qe ky nivel zbret nen 8.5 mg/dl, nepermjet:

Mobilizimit te kalciumit nga kockat per ne gjak

Pakesimit te sasise se kalciumit te eleminuar me urinen
Shtimit te perthithjes se kalciumit ne nivelin e zorres.
Nga gjithe produktet qe konsumohen, rolin me te rendesishem mbi funksionin e gjendrave paratiroide e luajne ato qe permbajne kalcium. Ne kete proçes, pra ne shkallen e sekretimit te hormonit te paratiroides nga gjendrat paratiroide ndikojne ndjeshem faktoret dietetike te meposhtem

Marrja e mjaftueshme e kalciumit

Sasia e kalciumit te marre nepermjet ushqimit ndikon direkt tek sasia e PTH, per te cilin trupi ka nevoje. Nese keto sasi jane te pamjaftueshme çojne ne perthithje te nje sasie te paket te kalciumit ne zorre, qe ul nivelin e kalciumit qarkullues, duke nxitur ne kete menyre çlirimin e PTH. Nga ana tjeter, nese konsumohet me teper kalcium sesa nevojitet, rritet niveli i kalciumit ne gjak, duke çuar automatikisht ne ulje te sasise se PTH te çliruar nga paratiroidet. Te rriturit kane nevoje per 1.000 – 2.500 mg ne dite. Ai gjendet kryesisht tek qumeshti, produktet e bulmetit, sardelet e konservuara, salmon dhe perimet me gjethe jeshile.

Ushqyerja menjehere pas paratiroidektomise

Menjehere pas paratiroidektomise (heqjes se nje ose me teper gjendrave te paratiroides), pacienti ka problem me gelltitjen dhe per kete duhet te konsumoje produkte te lengshme dhe te buta. Te tilla jane çaji, uji dhe supa. Me pas, produktet shtohen ne menyre graduale, sipas gjendjes se gelltitjes.

Ushqyerja afatgjate pas paratiroidektomise

Meqenese kjo nderhyrje konsiston ne heqjen e te pakten nje gjendre paratiroide, ajo do te pasohet nga renia e niveleve te kalciumit ne gjak. Per kete arsye, pacienti ka nevoje per ushqime te pasura me kalcium (fruta, perime, drithera dhe bulmet), dhe sipas rastit edhe per suplemente (shtesa ushqimore) te pasura me kalcium.