Blog

Si mund ta forcoj imunitetin?

forcimi i imunitetit

Frika mbi coronavirus ka kapluar cdo njeri dhe kjo frike reflektohet edhe ne kerkimet online qe po bejne te gjithe. Megjithate ne internet mbizoteron edhe shume dezinformim… Po ju japim disa te dhena se cfare eshte efektive dhe cfare nuk eshte per te forcuar imunitetin tuaj.

A e rrisin ushqimet imunitetin tuaj ? A ndihmojne vitaminat ?

Sistemi imun eshte nje kompleks qelizash, organesh dhe indesh te cilat punojne se bashku per te mbrojtur trupin nga infeksionet. Megjithese gjenetika luan nje rol shume te rendesishem, ne tashme dime nga studimet me binjake qe sistemi imun ndikohet shume nga faktoret ambjentale, jo te trashegueshem. Bakteret ndaj te cilave ekspozohemi gjate gjithe jetes, ashtu si edhe faktoret sociale si stresi, gjumi, dieta, ushtrimet fizike luajne nje rol shume te madh ne pergjigjen e sistemit tone imun. Thelbi ketu eshte se nuk ka nje medikament magjik apo nje ushqim te vetem qe permireson sistemin imun dhe te mbron nga coronavirus. Por ka menyra te ndryshme sesi ne mund te kujdesemi per veten dhe te ndihmojme sistemin tone imun te pergjigjet sa me mire ndaj semundjeve te ndryshme.

1.Reduktoni nivelin e stresit
Shqetesimi i vazhdueshem mbi koronavirus, ekonomine dhe shnderrimin total te jetes gjate ketyre diteve ka ndikuar shume ne nivelin e stresit, por ne dime se gjithe ky stress i shtuar na ben me vulnerabel ndaj semundjeve.
Trupi juaj funksionon me mire ne luftimin e semundjeve apo sherimin e plageve kur nuk eshte nen stress. Duke mesuar teknika te reja per te menaxhuar stresin si meditimi, frymemarrje e kontrolluar ose duke kontaktuar me nje therapist te shendetit mendor do t’ju ndihmojne te forconi imunitetin tuaj.

2.Permiresoni gjumin.
Nje sistem imun i shendetshem mund ta luftoje infeksionin. Nje sistem imun pa gjume te mire nuk funksionon mire. Duke u fokusuar ne nje regjim gjumi te shendetshem eshte nje menyre shume e mire per te forcuar sistemin imun. eshte llogaritur se njeriu duhet te fleje mesatarisht 6-7 ore ne nate. Vendos nje orar te caktuar per zgjimin dhe renien ne gjume, ndiqeni ate rregullisht. Mos perdor celularin apo kompjuterin perpara gjumit, mos konsumoni ushqim perpara se te filni dhe beni ushtrim fizike perpara gjumit.

3.Kontrollo nivelin e vitamines D
Studime te shumta tregojne qe suplementet e vitamines D mund te ndihmojne ne luften ndaj semundjeve te ndryshme respiratore. Pse na ndihmon vitamina D ?
Trupi jone ka nevoje per vitamin D per te prodhuar proteina antimikrobiale te cilat vrasin viruset dhe bakteret. Vitamina D gjendet ne produktet e peshkut si salmon, ne qumesht dhe usheime te tjera. Gjithashtu vitamin D ndikohet shume nga ekspozimi nda dielli. Sasia e vitamines D me e madhe se 30 nanograme per mililiter eshte optimale. Sasia nen 20 nanograme per mililiter eshte deficience.

4.Shmang konsumin e alkoolit
Studime te shumta kane gjetur nje lidhje midis konsumit te alkoolit dhe sistemit imun. Alkooli ndikon ne mushkeri dhe demton mukozen e sistemit imun, e cila eshte esenciale ne identifikimin e patogjeneve dhe per te luftuar infeksionin. Nuk ndikon vetem konsumi kronik i alkoolit, por edhe pirja me ralle dhe ne sasi te medha. Thelbi: nje koktejl ose nje gote vere gjate qendrimit mbyllur ne shtepi eshte ok, por shmangni konsumin e tepert te alkoolit.

5. Konsumoni nje diete te balancuar, beni aktivitet fizik dhe shmangni suplementet e pavertetuara shkencerisht.
Deri me tani nuk kemi nje ushqim te vetem apo nje metode natyrale te vetme qe te forcoje imunitetin, gjithsesi ditet e sotme qarkullojne ide te ndryshme. Shume rekomandojne ujin e hudhrave te ziera, te tjere ginger, fruta si limoni, portokalle, qitro, perdorimin e turmerikut apo vajit te oreganos etj. Suplementet e zinkut njihen si metode per te luftuar te ftohtet dhe semundjet respiratore. Thelbi eshte: nese i shijoni keto ushqime qe i permendem per forcimin e imunitetit, ska asnje problem qe t’i perdorni si pjese e nje diete te balancuar.

forcimi i imunitetit nga ushqyerja