Kirurgjia per humbjen e peshes (kirurgjia bariatrike)

gastric sleeve Tirane


Kirurgjia per humbjen e peshes (kirurgjia bariatrike) eshte nje procedure e zakonshme te cilen njerezit e ndermarin kur metodat alternative si dietat apo stervitja nuk jane efektive. Sipas Shoqates Amerikane per Metabolizmin dhe Kirurgjine Bariatrike, me shume se 200 amerikane ne vit ndermarin nje nga menyrat e kirurgjise bariartike, e cila eshte vertetuar se eshte efektive dhe ndihmon njerezit te humbasin ne peshe.

Ka lloje te ndryshe te kirurgjise bariartike , ku me te zakonshmet jane Bypass-i Gastrik dhe Gastrik Sleeve. Cdo metode qe mjeku juaj do t’ju sugjeroje, eshte e sigurte qe ju do te keni perfitime maksimale nga kirurgjia bariatrike.

Me poshte jane disa nga arsyet pse duhet te merni ne konsiderate kirurgjine per humbjen e peshes

Permireson shendetin kardiovaskular

Obeziteti eshte nje nga shkaktaret kryesore te semundjeve kardiovaskulare, si semundjet e arterieve koronare, semundjet periferike te zemres dhe mos funksionimin e zemres. Ndermjet kirurgjise per humbje peshe, ju mund te zvogeloni rrezikun nga prekja e ketyre problemeve shendetesore dhe te parandaloni probleme te tjera si hipertensioni, goditja ne tru dhe infarkti I miokardit.

Kirurgjia bariatrike eshte gjithashtu efektive ne uljen e presionit te gjakut dhe niveleve te kolesterolit per te ndihmuar ne parandalimin e semundjeve te zemres, nderkohe qe permireson shendetin tuaj te pergjithshem.

Permireson diabetin e tipit-2
Obeziteti konsiderohet nje faktor rreziku per diabetin e tipit 2. Duke ulur peshen tuaj ndermjet kirurgjise per humbje peshe, ju do te jeni ne gjendje te lehtesoni kete semundje, duke bere te mundur qe ju te mos perdorni insuline dhe medikamente te tjera per me shume se tre vjet pas operacionit. Ky sukses mjekesor eshte theksuar ne Gazeten Amerikane te Mjekesise, ku nje studim zbuloi se 82% e pacienteve qe ju nenshtruan nje operacioni per humbje peshe ishin ne gjendje te permiresonin diabetin e tipit 2.

Permireson dhimbjen e kyceve
Pesha e tepert ka tendence te shkaktoje dhimbje kycesh si shkak I presionit te tepert qe ushtrohet ne nyje. Ne fakt, obeziteti mund te coje ne osteoartrit, I cili eshte crregullimi me I zakonshem I kyceve qe ndodh per shkak te konsumimit dhe keputjes se kyceve. Faktore te tjere inflamatore te cilet lidhen me mbipeshen, mund te cojne gjithashtu ne dhimbje te kyceve. Kirurgjia bariatrike do te beje te mundur reduktmin e peshes se tepert dhe rrjedhimisht do te ndihmoje ne zbutjen e dhimbjes se gjunjeve, ijeve dhe kyceve. Kjo, nga ana tjeter, do te permiresoje levizshmerine tuaj.


Permireson hipertensionin
Shume njerez qe kane problem me mbipeshen kane tendence te luftojne me hipertensionin. Vetem ne SHBA, 75 milione njerez vuajne nga hipertensioni, I cili shkakton me shume vdekje se cdo semundje kardiovaskulare . Kirurgjia per humbje peshe eshte provuar per efektivitetin ne permiresimin e hipertensionit. Nje studim ne kete drejtim vertetoi se operacioni arriti te eleminonte hipertensionin ne 61.7% te pacienteve.

Permireson fertilitetin
Dhe pse nje grua obeze mund te mos jete domosdoshmerisht infertile, mbipesha mund te ndikoje ne funksionet e ovulacionit, duke e bere te veshtire per to te lindin femije. Kirurgjia bariatrike ndihmon ne permiresimin e funksioneve trupore dhe normave te shtatzanise tek grate qe kane veshtiresi ne shtatzanite e tyre. Kjo zvogelon gjithashtu rrezikun e abortit dhe ju siguron nje shtatzni afat plote.

Permireson Depresionin
Njerezit qe kane problem me obezitetin zakonisht vuajne nga imazhi i dobet I pamjes se tyre fizike dhe stigma sociale, e cila mund te coje ne depresion. Ata gjithashtu fillojne t’i shmangen aktiviteteve qe dikur i pelqenin, duke zgjedhur te jetojne te izoluar. Heqja e peshes se tepert mund te ndihmoje ne permiresimin e shendetit emocional, dhe gjate kesaj kohe t’ju cliroje nga depresioni. Studimet tregojne se njerezit qe iu nenshtruan kirurgjise bariatrike pane nje renie prej 32% te depresionit.

Ju ndihmon ju te jetoni me gjate
Obeziteti mund te zvogeloje jetegjatesine tuaj deri ne 20 vjet, duke cuar ne nje vdekje te hershme. Kirurgjia bariatrike funksionon duke ju ndihmuar te humbisni peshe, gje qe mund t’ju ndihmoje te jetoni me gjate. Se bashku me nje program ushtrimesh dhe me nje diete te shendetshme, ju me siguri do te krijoni nje menyre jetese te shendetshme dhe keshtu do te rrisni jetegjatesine tuaj. Ka kaq shume arsye per te marre ne konsiderate kirurgjine per humbje peshe, ashtu sic ka perfitime. Nese jeni duke luftuar me mbipeshen, merrni parasysh kirurgjine bariatrike dhe ne fund do te keni rezultate pozitive te garantuara. Behuni versioni me i shendetshem i vetes suaj me teknologjine me te avancuar ne kirurgjine bariatrike.