Blog

Kur behet lifting i gjoksit?

Kur behet lifting i gjoksit?

Lifting i gjoksit, gjithashtu i njohur si mastopexia, eshte nje procedure kirurgjikale qe realizohet nga kirurget plastik me qellim rimodelimin e gjoksit. Gjate lifting hiqet lekura e tepert dhe indi rimodelohet ne menyre qe te behet ngritja e gjoksit.
Lifting i gjoksit nuk ndryshon numrin e gjoksit. Megjithate shpesh nje lifting shoqerohet edhe me rritjen e numrit nepermjet vendosjes se protezes. 💬Kur behet lifting i gjoksit?

Me kalimin e viteve, gjoksi ndryshon duke humbur elasticitetin. Ka disa shkaqe per keto ndryshime, nder te cilet mund te permendim:
1. Shtatezania
2. Forca e gravitetit
3. Shtimi ne peshe

Teknikat qe perdoren per rimodelimin e gjoksit variojne. Teknika specifike qe zgjedh kirurgu plastik, percakton lokalizimin e incisionit.

Lokalizimi i Incisionit mund te jete:
1. Rreth areolave te gjoksit
2. Ne drejtim longitudinal nga areola poshte
3. Ne drejtim horizontal

Pasi behet incisioni hiqet lekura e tepert dhe behet ngritja e areolave. Ne fund behet mbyllja e incisionit.
Nderhyrja zgjat nga 1 deri ne 2 ore, dhe mund te shkoni ne shtepi brenda dites.
Pas procedures:
Pas lifting te gjoksit mbahet nje recipete kirurgjikale, e cila siguron nje rezultat optimal. Gjate diteve te pare mund te ndjeni dhimbje te lehta, te cilat jane lehtesisht te qetesueshme me ane te mendikamenteve. Eshte e rendesishme qe ne javet e para pas nderhyrjes te mos beni aktivitet te rende fizik, te flini ne kurriz ose te kthyer ne ane ne menyre qe te shmangni ushtrimin e presionit mbi gjoks.

✔️Rezultatet:
Rezultati eshte i menjehershem!
Megjithate me kalimin e javeve ju do te vini re nje permiresim dhe perfeksionim te rezultatit fillestar.
Numri i gjoksit tuaj pas lifting te pashoqeruar edhe me zmadhimin e gjoksit, mund te zvogelohet prandaj zakonisht shumica e pacienteve preferojne ti aplikojne njekohesisht keto dy procedura!