Blog

Lipoaspirimi i fytyres

Lipoaspirimi i fytyres

Fytyra eshte pjesa me e rendesishme e trupit tone, sepse permes shprehjes se syve, perdorimit te zerit dhe mimiken e fytyres, secili prej nesh shpreh dhe manifeston gjendjen shpirterore dhe qellimet. Nderhyrja kirurgjikale me ane te lipoaspirimit mbi nje pjese aq delikate dhe te ndjeshme, behet akoma me e rendesishme dhe pikerisht per kete arsye, mendimi i mjekut kirurg eshte esencial per te stabilizuar te gjitha benefitet, por edhe rreziqet e mundshme qe shoqerojne rimodelimit te fytyres. Inestetizmat me kryesore qe prishin harmonine e fytyres dhe ku nderhyhet me largimin e grumbullimeve adipose, jane ne pergjithesi mjekra dyfishe, fytyra e rrumbullakosur dhe faqet shume te medha. Shkaqet vijne nga faktoret trashegues ose nga mbipesha. Proçedura e lipoaspirimit te fytyres parashikon mikro shpime nen mjeker dhe largimin e dhjamit me kanula qe e thithin ate dhe rimodelojne indet. Kushtet optimale per te proceduar me nje nderhyrje te tille lipoaspirimi eshte kur lekura eshte tonike, elastike dhe kompakte. Perndryshe, nese lekura eshte e rene, mund te ndiqet nje rruge alternative siç eshte lifting per te eleminuar lekuren e tepert.