
Ja sekretet e nje trajtimi qe vlen per dy efekte; me
shume volum dhe menjehere dhe kolagen te ri per te
rigjeneruar lekuren dite pas dite. Çdo grua ka
mollezat e saj por me kalimin e viteve te gjithe
tentojme te humbasim volumin e tyre. Dhe kjo ndikon
ne pamjen e fytyres sepse mollezat jane nje pike
kyçe ne fytyre; nese jane shume te theksuara dhe
propocionale ia shtojne personalitetin fytyres, nese
jane pak evidente, gjithe forma ovale e fytyren e
humbet forcen. Make-ui-i ne keto raste mund te jete
nje fare shpetimi per te krijuar iluzionin e
vellimit. Por per ta zgjidhur kete problem
seriozisht duhet mjeksia estetike.
Cilat
jane sot metodat me efikase per t’i ridhene vellim
mollezave? Ne pyetem dermo estetisten Lida Hoxha,
prane Klinikes Estetike Dermo Life: “Zgjidhja e
duhur per kete problem quhet idrossiapatite
kalciumi. Behet fjale per nje filler i perbere ne
30% nga mikrosfera sintetike te idrossiapatite te
kalciumit dhe pjesa tjeter eshte nje solucion ujor
prej xheli. Formula eshte biokompatibel ne 100%,
prandaj nuk eshte e nevojshme per te bere asnje test
alergjie para trajtimit”.
› Si reagon ky trajtim?
Ky filler eshte i absorbueshem dhe jep shume
vellim, gjithashtu dhe zgjat ne kohe. Menjehere pas
injektimit xheli i perberjes jep nje efekt korrektiv
dhe mbushes te menjehershem. Pas trajtimit, nese
shiheni ne pasqyre dallohet menjehere permiresimi i
zones se trajtuar, mollezat do te jene me te
ngritura.
› Cili eshte ndryshimi ne krahasim me fillerat
tradicionale?
E veçanta e ketij filleri eshte se sjell nje
mbushje te menjehershme e cila riabsorbohet ne
harkun e disa muajve. Ne te njejten kohe mikrosferat
percaktojne nje veprim stimulues dhe rigjenerues te
qelizave, duke favorizuar formimin e kolagenit te ri
ne shtresat me te thella te dermes, aty ku vendoset
kompozimi qelizor i indeve. Ne praktike mikrosferat
ndihmojne ne formimin e kolagenit te ri i cili i jep
stabilitet dhe tonifikim lekures. Pra rezultati
eshte i dyfishte; e para mollezat jane te definuara
por dhe shume natyrale, nderkohe qe ne kohezgjatje
mund te kuptoni dhe dalloni benefitet e kolagenit te
ri. Mollezat do te shfaqen jo vetem te mbushura, por
edhe shume tonike dhe te buta ne prekje.
› Sa zgjat ky efekt?
Ky efekt i trajtimit zgjat rreth 6-8 muaj kur
mikrosferat fillojne te degradojne sepse
metabolizohen nga organizmi. Nderhyrja eshte jo
invazive dhe pa dhimbje, mund te kete veç ndonje
bezdi te lehte gjate momentit te injektimit.