Neurokirurgjia ose Kirurgjia Neurologjike

PROCEDURA NEUROKIRURGJIKALE QE NE OFROJME ESHTE:



PLDD (Percutaneous Laser Disc Decompression) ose e quajtur ndryshe Nukleusplatika – perfaqeson nje metode per lehtesimin e presionit mbi rrenjet nervore ne shtyllen kurrizore, te tilla si herniet diskale e ne kete menyre qetesimin e dhimbjeve .

Ne vend qe te hiqet kirurgjikalisht burimi i kompresimit, PLDD funksionon duke perdorur energjine e lazerit per ta shkaterruar ate. E thene ndryshe eshte nje procedure ne te cilen disqet intervertebrale herniale trajtohen me zvogelimin e presionit intradiskal permes energjise se lazerit. Kjo realizohet nga nje gjilpere e futur ne pulposusin e berthames se diskut vertebral nen anestezi lokale dhe monitorim fluoroskopik.

Ne menyre qe te arrihet siguria dhe efikasiteti optimal ata besuan se gjilpera duhet te ishte paralele me boshti i diskut, ne mes te rruges midis dy pllakave fundore dhe me piken qe kalon anulus fibrosus. Sidoqofte, ne disa paciente, orientimi i tille i gjilperave shpesh eshte i veshtire per tu arritur me ane te qasjes rutine dorsolaterale sepse kreshta iliake eshte shume e larte dhe / ose kendi sakroiliak eshte shume i vogel. Prandaj, gjilpera duhet te futet ne disk me nje qasje ekstratekal.

PLDD perdor energjine e lazerit per te vaporizuar nje vellim te vogel te pulposusit te berthames, i cili zvogelon presionin midis pulposusit te berthames dhe indit peridiskal. Kjo humbje e presionit shkakton terheqjen e hernies larg rrenjes nervore, duke zvogeluar keshtu shtypjen e saj .



Cfare eshte ekzaktesisht PLDD?

Dekompresimi Perkutan i Diskut me Lazer eshte nje menyre efikase, e sigurt dhe me kosto efektive per te trajtuar disqet intervertebrale te herniuara dhe disa gjendje te tjera patologjike mjekesore. PLLD do te thote dekompresim perkutan i diskut me lazer. Quhet procedure mjekesore perkutane, kur ne nje pjese e trupit ose organit arrihet te procedohet permes lekures, me ndihmen e nje gjilpere te holle dhe jo permes nje prerjeje te madhe te bere nje bisturi.



Cilat jane simptomat e nje hernie diskale?

Dhimbje ne kembe, krah, qafe dhe shpine.

Nese hernia diskale eshte ne regjionin cervikal, dhimbja mund te iradohet ne shpatull dhe krahe. Dhimbja eshte prezente edhe ne duar dhe kembe kur pacienti kollitet ose leviz kolonen vertebrale ne pozicione te caktuara. Nese hiernimi eshte ne zonen lumbare te kordes spinale mund te shkaktoje dhimbje te forta ne vithe dhe kofshe.

* Ndjesi shpimi gjilperash ose mpirje
* Dobesi Muskulare te regjionit spinal



Cilat jane perfitimet e Discectomy Percutaneous Laser?

- Procedure ivazive ambulatore minimaliste
- Nuk ka nevoje per anestezi te pergjithshme
- Procedure e shkurter kirurgjikale
- Nuk ka perfshirje te prerjeve kirurgjikale me bisturi
- Periudhe me e shkurter sherimi dhe rehabilitim me i shpejte
- Shkalla e ulet e nderlikimeve
- Shkalla e larte e suksesit
- Permiresim i menjehershem pas operacionit



Cilat jane pritshmerite gjate procedures?

Dekompresimi Perkutan me Lazer i Diskut kryhet nen anestezi lokale.
Hapat e PLDD Gjate operacionit, nje gjilpere e zbrazet futet ne diskun e hernies nen rrezet X.
Sapo gjilpera te jete ne pozicionin e duhur, kirurgu fut nje fiber lazer permes saj, ne qender te berthames vertebrale ( nucleus pulposus ). Energjia e lazerit vaporizon permbajtjen e berthames pulpose. Krijon nje vakum te pjesshem i cili heq hernien nga rrenja nervore. Si rezultat, ka nje reduktim te menjehershem te kompresimit dhe dhimbjes. Ne shumicen e rasteve operacioni PLDD zgjat me pak se nje ore.



Sa kohe kerkon rikuperimi?

Pas procedures pacientet mund te kthehen ne shtepi ne te njejten dite.
Nje regjim shtrati per 24 ore eshte ajo cfare rekomandohet. Shumica e pacienteve mund te kthehen ne pune qe pas nje jave. Ata te cilet puna e tyre konsiston ne perfshirje e aktivitetit fizik, duhet te mos shkojne ne pune per nje kohe pak me te gjate , rreth gjashte jave.