Blog

NDIKIMI I OBEZITETIT TEK INFERTILITETI



obesiteti tek infertiliteti

Perqinja e njerezve mbipeshe dhe obeze eshte ne nivelin me te larte te te gjitha koherave. Te gjithe e dime se pesha e tepert eshte e lidhur me shume pasoja te pafavorshme shendetesore, por gjithnje e me shume ajo po ndikon ne fertilitet.

Infertiliteti eshte nje gjendje mjekesore e karakterizuar nga nje aftesi e zvogeluar ose e munguar per te prodhuar pasardhes. Nuk nenkupton (as tek meshkujt as tek femrat) ekzistencen e nje gjendjeje aq serioze apo te pakthyeshme sa steriliteti. Megjithese infertiliteti eshte nje gjendje e zakonshme, shpesh eshte e veshtire te percaktohet burimi i saj. Burrat dhe grate mund te kene secili faktore rreziku qe kontribuojne ne infertilitet, dhe keta faktore rreziku mund te jene gjenetike, mjedisore ose te lidhur me stilin e jetes. Nje nga faktoret me te zakonshem dhe me te dokumentuar te rrezikut per infertilitet si tek burrat ashtu edhe tek grate eshte obeziteti.


Por si ndikon pesha e tepert ne fertilitet?



Gjithcka ka te beje me aktivitetin hormonal. Nje ekuiliber i mire hormonal rregullon ciklin menstrual. Grate mbipeshe dhe obeze kane nivele me te larta te nje hormoni te quajtur leptin, i cili prodhohet ne indet yndyrore. Kjo mund te prishe ekuilibrin hormonal dhe te çoje ne ulje te fertilitetit. Sasia dhe shperndarja e yndyres ne trup ndikon ne ciklin menstrual permes nje sere mekanizmash hormonale. Sa me e larte te jete sasia dhjamore dhe sa me shume yndyre te kete ne zonen e barkut, aq me i madh eshte rreziku i infertilitetit.

Aktiviteti anormal hormonal, tek grate, mund te shkaktoje gjithashtu mbiprodhim te insulines, e cila shkakton ovulim te parregullt. Ekziston gjithashtu nje lidhje midis obezitetit, prodhimit te tepert te insulines dhe gjendjes se infertilitetit te njohur si sindroma e vezores policistike (PCOS). PCOS eshte nje gjendje specifike mjekesore e lidhur me cikle menstruale te parregullta, anovulim (ulje ose nderprerje te ovulacionit), obezitet dhe nivele te larta te hormoneve mashkullore. Rreth 50% e femrave mbipeshe vuajne nga Sindroma e Ovarit Policistik.

Studime te shumta raportojne se grate qe jane mbipeshe ose obeze kane tendence te kene nje periudhe me te gjate kohe per te mbetur shtatzene sesa grate me peshe normale. Per me teper, pasi te ndodhe shtatzenia, grate obeze kane nje shkalle me te larte te humbjes se shtatzenise.


Megjithate, obeziteti nuk ndikon vetem ne fertilitetin e grave. Burrat me indeks te rritur te mases trupore (BMI) kane shume me shume gjasa te jene infertile sesa burrat me peshe normale. Te dhenat nga studimet tregojne se nje rritje prej 20 kilogramesh ne peshen e nje burri mund te rrise mundesine e infertilitetit me rreth 10%. Parregullsite hormonale te meshkujt ndikojne ne stimulimin e testikujve qe pengojne prodhimin e spermes. Yndyra e tepert ne fakt ben qe hormoni mashkullor, testosteroni, te shnderrohet ne estrogjen dhe ato estrogjene ulin stimulimin e testikujve. Studimi tregoi se burrat mbipeshe kishin nivele te testosteronit 24% me te uleta se burrat me peshe normale dhe burrat obeze kishin nivele 26% me te uleta.


MERNI NE DORE SHENDETIN TUAJ!!!



Ndonjehere adresimi i sfidave te fertilitetit fillon me arritjen e nje peshe te shendetshme. Humbja e peshes eshte nje koncept i thjeshte, por ne praktike, eshte gjithmone e veshtire. Kur ndryshimi i dietes dhe ushtrimet fizike nuk kane funksionuar, shume individe infertile, veçanerisht grate, i drejtohen kirurgjise bariatrike apo metodave alternative te renise nga pesha. Gastrik Sleeve dhe Baloni Gastrik jane dy procedurat e para qe sugjerohen nga mjeket per trajtimin e mbipeshes dhe obezitetit. Mendoni per kete. Nese obeziteti eshte shkaku themelor i sfidave tuaja te fertilitetit, eshte me mire ta trajtoni kete perpara se te filloni trajtimet e fertilitetit. Bisedoni me mjekun tuaj se si pesha e trupit tuaj mund te ndikoje ne fertilitetin tuaj.