
Qafa me rrudha dhe pa tonifikim pa mbushur akoma 40
vjeç? eshte edhe faji i teknologjise. Ja çfare duhet
te bejme per te riparuar disa probleme qe lindin me
kete pjese kaq te rendesishme dhe kaq ne dukje te
trupit tone. Studimet e fundit tregojne se nje pjese
e madhe e rrudhave dhe humbjes se tonusit ne qafe
tek grate nen 40 vjeç, eshte per shkak te kontrollit
te here pas hershem te telefonit. Nje nder
korrigjimet qe mund te behen eshte nje rutine
kozmetike korrekte dhe formula te reja bukurie
specifike per zonen qe shkon nga mjekra e deri tek
dekolteja. Nese rutina e perkujdesjes suaj limitohet
tek fytyra, gaboni sepse struktura e lekures se
qafes dhe te dekoltese eshte shume me e holle dhe e
brishte se e fytyres, sepse ka perqindje yndyre me
te ulet. E njejta gje vlen edhe per melancitin;
qelizat qe prodhojne nxirjen, pigmenti i cili mbron
lekuren nga dielli ne menyre natyrale, jane me te
pakta ne zonen e mjekres dhe te qafes ne krahasim me
fytyren. Prandaj dhe kjo zone ka nje ndjeshmeri me
te larte nga dielli dhe agjentet atmosferike, dhe si
pasoje nje predispozite me te madhe per tu
plakur.
› Tech Neck
Jo vetem
kaq, problemi i rrudhave te qafes eshte rritur 10
vitet e fundit si rezultat i perdorimit te madh te
tableteve dhe smartphoneve, duke u kthyer keshtu ne
nje inestetizem qe prek grate ne moshe te re. Duke
ulur koken per te lexuar, nje veprim qe behet 150
here ne 24 ore, krijohen vizat ne qafe. Madje eshte
e çuditshme se si aktore te famshme dhe te reja ne
moshe, jane ne superforme me perjashtim te qafes.
Nje
nga keshilla me te thjeshta qe jepen ne kete rast
eshte qe produktet qe perdorni per fytyren, t’i
perdorni ne sasi te bollshme edhe per qafen, duke e
masazhuar ne menyre delikate nga poshte lart, pra
nga dekolteja drejt mjekres. Per te rifituar
elasticitetin dhe bukurine e lekures se qafes, ne ju
sugjerojme produktet e linjes Filorga te cilat jane
ekskluzivitet i Klinikes Dermolife.
› Fitness
Mos ngurroni te regjistroheni ne nje kurs
joge per te rregulluar posturen tuaj dhe per t’i
dhene tonus indeve tuaja. Jo rastesisht shume aktore
te famshme dhe ne forme fizike shume te mire,
perdorin joga.
› Trajtime dhe nderhyrje estetike
Se fundi, nese demi tashme eshte serioz, ju
vjen ne ndihme estetika. Ka disa trajtime per qafen.
Si fillim injektimi i plazmes eshte shume efikas,
sepse rigjeneron indet e lekures duke e ushqyer me
gjakun e vete trupit. Me pas keshillohet perdorimi i
Silouette Soft, ose vendosja e disa fijeve poshte
lekures te cilat me pas bejne tendosjen e gjithe
pjeses se qafes, me nje rezultat shume te mire dhe
qe zgjat ne kohe. Behen edhe trajtime te kombinuara
sipas specifikes dhe nevojes se individit.
Gjithashtu nje trajtim tjeter shume efikas eshte
edhe ai me lazer Fraksel i cili ben shtrirjen e
rrudhave te qafes. Dhe ne fund, nese pacienti ka
problem serioz me qafen si dhe eshte rreth te 50-va
apo me shume, zgjidhja me e mire eshte lifting i
cili ben shtrirjen e plote te lekures duke ju sjelle
edhe me dekada prapa ne kohe. Te gjitha keto
trajtime qe permendem me lart realizohen tek Klinika
Dermo Life.