Blog

Cfare duhet te kemi parasysh perpara se te realizojme rinoplastiken?

Cfare duhet te kemi parasysh perpara se te realizojme rinoplastiken?


Rinoplastika eshte nje procedure kirurgjikale plastike per korrigjimin dhe rindertimin e hundes. Ekzistojne dy lloje te operacionit: rindertues qe rikthen formen dhe funksionet e hundes dhe kirurgjine kozmetike qe permireson pamjen vizuale te hundes.

Rimodelimi i hundes ne ditet e sotme eshte nder procedurat kirurgjikale me te ndjekura dhe te zbatuara gjeresisht ne te gjithe boten. Nderhyrja e pare e realizuar me tekniken e mbyllur daton qe ne vitin 1887 nga nje kirurg Amerikan dhe si e tille realizimi i saj verehet cdo dite e me shume jo vetem ne bote por edhe ne Shqiperi. Shumica e pacienteve qe paraqiten cdo dite per konsulta kane probleme jo vetem estetike por edhe funksionale si septumi i devijuar apo probleme me frymemarrjen, por sigurisht te shumte jane ata qe drejtohen per te permiresuar edhe pamjen estetike, pasi hunda eshte nje tipar kryesor e cila luan nje rol kyç ne harmonizimin e tipareve te fytyres. Sic ka edhe individe te cilen jane shume te kenaqur me pamjen e tyre pavaresisht disproporcioneve faciale. Por edhe pse rinoplastika eshte nder nderhyrjet me te kerkuara dhe realizuara cdo dite, kjo nuk do te thote qe nuk duhet te kemi kujdes paraprakisht dhe te informohemi ne detaje per nderhyrjen, vendin ku realizohet, specializimin e kirurgut, cmimi i cili shpeshhere behet shkak per te joshur sa me shume paciente te cilet perfundojne duke korrigjuar per here te dyte apo te trete gabimet e nderhyrjeve te meparshme. Sigurisht bashke me trendin e shtimit te kesaj nderhyrjeje eshte edhe ky cmim qe po paguhet cdo dite e me shume.

Nje tjeter mendesi qe con ne rezultate te deshtuara eshte kerkesa e pacienteve per te pasur te njejtin rezultat si nje person tjeter te cilit ata i referohen. Ne vitet e kaluara edhe vete kirurget nuk kishin kete diversitet mjetesh, pergatitjesh, per te realizuar nderhyrje perfekte dhe per kete motiv ata mundoheshin te ndiqnin te njejten metode tek te gjithe pacientet. Nderkohe qe sot trajtohet ose duhet te trajtohet cdo pacient si nje rast i vecante dhe unik, trajtimi duhet te jete i bazuar ne specifikat perkatese qe ka secila hunde. Ne fund te fundit sfida me e madhe qe ka kirurgjia estetike sot eshte te krijoje nje rezultat natyral ne fund.

Ashtu sic permendem edhe me lart rinoplastika eshte nder nderhyrjet me te veshtira dhe impenjative per te pasur nje rezultat perfekt. Diferenca midis nje pune te mire dhe te deshtuar mund te matet qofte edhe me milimetra. Kjo eshte e verteta dhe per shkak te trendit qe kjo nderhyrje ka sot njerezit e kane me te lehte te bien nen tundimin e “cmimeve te lira” dhe “rezultateve fantastike”, eshte nje fakt qe cdo dite ne Dermolife paraqiten paciente me hunde te shkaterruara, me probleme me frymemarrjen qe para nderhyrjes nuk kane pasur, me asimetri te dukshme ne pamje te cilet pranojne se i ka ndryshuar jeta per keq qekur kane vendosur te bejne nderhyrjen, por per te ardhur me shume keq eshte fakti se pothuajse te gjithe pohojne se kane pranuar nje klinike te caktuar vetem se ishte pak me lire se tjetra. Ketu nuk duam te promovojme qe nese nje nderhyrje eshte e shtrenjte realizohet me mjeshteri, jo, por duam te themi qe situata ekonomike deri diku e veshtire e shqiptareve eshte bere objekt marketingu per te terhequr sa me shume paciente te cilet me pas perfundojne te zhgenjyer nga te tilla reklamime.

Shpeshhere na nevojitet me shume kohe per te vendosur per te blere nje cante, apo kepuce, apo nje makine, sesa te mendohemi per te zgjedhur kirurgun e duhur apo kliniken e duhur per te bere nje nderhyrje. Te gjitha gjerat materiale zevendesohen, ndryshohen edhe blihen, por shendeti fizik, ashtu edhe ai mendor e kane te pamundur te pershtaten gjithmone me ndryshimet e forta qe marrim nga zhgenjime te tilla si nje nderhyrje e deshtuar. Meqe cmimi eshte pothuajse zanafilla e gjithe problemeve qe sjell nje rinoplastike te deshtuar, atehere gjithcka qe mund t’iu themi eshte se: “Askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje gjera te lira”.