Blog

Kur teknologjia dhe mjekesia behen bashke kunder mbipeshes

teknologjia e balonit gastrik

Teknikat mjekesore dhe kirurgjikale per renien nga pesha se fundmi kane kaluar nje faze thuajse shperthyese. Procedura te reja po i japin mundesi te bazuara ne shkence dhe tek avancimi teknologjik, problemeve te mbipeshes dhe obezitetit. Shume prej tyre jane me te perqendruara tek qasja endoskopike, sesa tek metodat tradicionale si laporoskopia apo nderhyrja kriurgjikale.

Nje prej ketyre procedurave eshte baloni gastrik. Edhe pse kjo metode eshte perdorur qe ne 1985 si nje trajtim per obezitetin, tanime po gjen perdorimin edhe me te gjere. Kjo fale thjeshtesise dhe rezultateve afatgjata qe jane arritur tek pacientet e trajtuar.

Baloni gastrik nuk eshte gje tjeter veçse nje top silikoni i bute, i cili vendoset ne stomakun e pacientit permes fibrogastroskopise. Me pas ai mbushet me solucion fiziologjik dhe blu metilen, duke u zmadhuar ne volum sipas kerkesave shendetesore te pacientit. Pra per paciente qe vuajne nga obeziteti, volumi i balonit rritet, per te ndihmuar keshtu ne rezultate sa me te larta te renies se shendetshme nga pesha. E ndersa per paciente te cilet kerkojne qe te arrijne peshen e tyre ideale trupore, volumi i balonit ulet.

Kjo metode inovative funksionon mbi parimin e krijimit te ndjesise se ngopjes, si pasoje e hapesires se stomakut qe ze. Keshtu pacientet konsumojne me pak ushqim, duke ulur numrin e kalorive, e nisin te shohin rezultate qe ne muajt e pare te trajtimit.

Nese edhe ju keni vite qe perballeni me sfiden e veshtire per te larguar peshen e tepert, ju tregojme se zgjidhja eshte shume prane. Ne Shqiperi, Dermolife eshte klinika e vetme qe ka staf te specializuar per te kryer kete procedure. Kjo klinike prej vitesh ka ndihmuar me qindra paciente te fitojne me sukses ‘luften’ me mbipeshen apo obezitetin. Me histori sukesi te pafundme, si nga personazhe te njohur te skenes se televizionit, por edhe qytetare qe i kane besuar Dermolife shendetin e tyre. Mund te permendim ketu aktorin e humorit Julian Deda, moderatoren e njohur Kozeta Kurti apo konkurenten e nje nga emisioneve rinore, Tea Trifoni.

Me progres te garantuar per cdo rast qe kane trajtuar, Dermolife permes balonit gastrik arrin te parandaloje edhe semundje te lidhura ngushte me peshen e tepert, si diabeti, tensioni i larte i gjakut, semundjeve te pulmoneve dhe stomakut. Keshtu perveç humbjes se kilogrameve te tepert, ju permiresoni jetesen tuaj duke shmangur rrezikun e shfaqjes se semundjeve te tjera serioze.

Nese jeni gati per te filluar udhetimin tuaj drejt peshes ideale, kontaktoni +355 69 20 99 780 apo shkruani ne info@dermolife.al per çdo pyetje qe ju keni.