
1. Trajtimi me Dermapen
Kjo procedure perfshin kryerjen e mikro-shpimeve ne
siperfaqen e lekures (epidremen) duke perdorur
gjilpera shume te holla. Ky trajtim stimulon
procesin e sherimit te lekues duke prodhuar kolagjen
dhe elasine. Si rrjedhoje, prodhimi I kolagjenit dhe
elastines redukton poret dhe e le lekuren tuaj te
rigjeneruar, te forte dhe me nje teksture te
permiresuar.
2. Trajtimi me laser Fraxel CO2
Kjo procedure eshte menyra me e mire per te
minimizuar poret deri ne 80%. Ky trajtim ndihmon ne
permiresimin e struktures se lekures, zbutjen e
pigmentimit, zbutjen e rrudhave, zvogelimin e
madhesise se poreve dhe zbutjen e plageve (perfshire
dhe plaget e akneve). Diferenca verehet qe ne
seancen e pare. Me nje trajtim me laser CO2, ju
stimuloni kolagjenin per nje lekure me rinore dhe te
shndritshme.
3. Peeling Kimik
Kz process perfshin heqjen e qelizave te vdekura te
lekures nga siperfaqja e saj duke pastruar keshtu
poret nga akumulimi i mbeturinave si dhe nga vaji
dhe papastertite e mbledhura, kjo mund te arrihet
nepermjet peeling kimike, te tille si peeling me
acid glikolik, salicilik ose nepermjet pastrimeve te
rregullta te lekures.