
Rrudhat e fytyres mund te permiresohen ose te
eleminohen ne menyre efikase me trajtime te ndryshme
te mjeksise estetike si psh peeling, fillers,
dermoabrazion, laser, lipofillingdhe botoks. Por kur
rrudhat jane te thella, eleminimi i tyre behet me
ane te kirurgjise etetike, me lifting.
› Peeling
Peeling realizohet me ane te nje solucioni
kimik i cili lejon permiresimin dhe shtrirjen e
lekures se fytyres duke hequr shtresen siperfaqesore
te demtuar nga efektet e plakjes (rrudha, humbja e
elsticitetit dhe humbja e tonifikimit etj).
› Fillers
Fillers jane materiale mbushese qe injektohen
me age te holla ne brendesi te rrudhave. Materialet
mbushese mund te jene te perthithshme, gjysem te
perhershme ose te perhershme.
› Dermoabrazioni
Ky eshte nje trajtimi qe lejon permiresimin e
shenjave dhe rrudhave me siperfaqesore duke larguar
shtresen me siperfaqesore te lekures dhe duke i
dhene asaj nje pamje me te shtrire.
› Laser
Lazeri perdoret per trajtimin e rrudhave, me
efikasi eshte CO2 i cili perdoret me shume per
rrudhat rreth gojes dhe lazeri Herium i cili
perdoret me shume per rrudhat rreth syve.
› Botoks
Botoksi eshte nje ilaç i cili ben paralizimin
e muskujve ne vendin ku injektohet duke eleminuar
keshtu edhe rrudhat e thella si dhe tepricat e
dhjamrave. Keshtu ajo shtrin lekuren e fytyres dhe
te qafes. Botoks eshte nje toksine e pademshme per
trupin tone, me mase molekulare te madhe, qe do te
thote qe mbetet aty ku injektohet duke bere
paralizmin e perkohshem te muskujve ne zonen ku
injektohet.
Nese behet nje kombinim i mire i
metodave te shenuara me lart, rezultati do te jete
fantastik.