Blog

15 ushqimet qe forcojne imunitetin

15 ushqimet qe forcojne imunitetin

Ushqyerja e shendetshme ndihmon ne forcimin e sistemit imun. Nese je duke menduar mbi menyra sit e parandalosh prekjen nga gripi dhe viruset, hapi i pare eshte te vizitosh supermarketin me te afert te fruta-perimeve. Pergatit vakte ushqimore qe permbajne keto perberes.

1. Agrumet
Shume njerez perdorin vitamin c kur preken nga gripi sepse ajo ndihmon sistemin imun. Vitamina c rrisin prodhimin e qelizave te bardha te gjakut. Frutat qe permbajne shume vitamine c jane :

✓ Portokalli
✓ Limoni
✓ Mandarinat
✓ Qitro


2. Specat e kuq Nese mendoni se agrumet permbajne sasine me te madhe te vitamines C, e keni gabim. Specat e kuq permbajne dyfishin e sasise se vitamines C qe permbajne agrumet. Gjithashtu jane shume te pasura ne betakaroten. Vitamina C dhe betakaroteni pervec se ndihmojne sistemin imun, ndihmojne edhe ne mirembajtjen e lekures.

3. Brokoli
Brokoli permban shume vitamina dhe minerale. Duke permbajtur vitamin A, C dhe E, gjithashtu fibra dhe antioksidante brokoli eshte nje nga ushqimet me te shendetshme qe mund te vendosni ne tavolinen tuaj. Keshillohet te gatuhet pak ose aspak, per te ruajtur vlerat ushqyese.

4. Hudhra
Hudhra eshte nje nga ushqimet me te njohura qe lufton infeksionet. Sipas studimeve me te fundit, hudhra ul nivelet e hipertensionit dhe mbron arteriet. Keto vlera ushqyese te hudhres vijne nga permbajtja e larte e perberesve me sulfur si psh Alicina.

5. Ginger
Gingeri ndihmon reduktimin e inflamacionit, duke ndihmuar keshtu lehtesimin e skuqjeve te fytit. Gjithashtu mendohet se gingeri lehteson Nausene. Gingeri lehteson semundjet kronike dhe redukton nivelet e kolesterolit.

6. Spinaqi Spinaqi eshte pjese e kesaj liste jo vetem sepse eshte i pasur me vitamin c. eshte gjithashtu i pasur me shume antioksindante dhe betakarotene, te cilat forcojne sistemin tone imun. Ashtu si brokoli, spinaqi eshte me i shendetshem kur gatuhet pak ose aspak per t’i ruajtur vlerat ushqyese.

7. Kosi Kerkoni per kos qe jane te pasura me probiotike sic eshte kosi grek. Keto probiotike stimulojne sistemin tone imun te luftoje ndaj semundjeve. Perpiquni te zgjidhni kosin e thjeshte dhe jo ato te mbushura me sheqer. Kosi eshte gjithashtu nje burim shume i mire i vitamines D e cila ndihmon sistemin imun.

8. Bajamet
Kur flasim per vitaminat qe mbrojne sistemin imun duket sikur vitamin E ze vend te dyte ne krahasim me vitaminen C. Gjithsesi vitamin E eshte nje faktor kyc per te pasur nje sistem imun sa me te shendetshem. Frutat e thata si bajamet jane nje burim shume i mire i vitamines E.

9. Turmeriku
Kjo erez eshte perdorur prej vitesh per vetite antiinflamatore qe ka per te trajtuar osteoartritin dhe artritin rheumatoid.

10. Caji jeshil
Te dyja cajerat, si caji jeshil dhe caji jeshil jane te pasura me flavonoide te cilat jane antioksidante. Gjithashtu caji jeshil rrit nivelin e nje antioksidanti tjeter EGCG, e cila forcon shume sistemin imun. Caji jeshil eshte nje burim shume i mire i aminoacidit L-teanine, e cila ndihmon prodhimin e qelizave imunitare T-cells.

11. Papaja
Papaja eshte nje frut shume i pasur me vitamine C. Ju mund te gjeni 224% te sasise ditore te vitamines C te rekomanduar ne 1 papaja te vetme. Papaja ka gjithashtu nje enzime digjestive papaina e cila ka veti anti-inflamatore. Papaja ka nivel te mire te natriumit, vitamines B dhe folateve, te cilat kane benefite te mira ne shendetin tone.

12. Kivi
Ashtu si papaja, kivit permbajne sasi te medha te folateve, natrium, vitamie K dhe vitamine C.

13. Pule
Kur jeni semure, supa e pules te ben te ndihesh me mire, dhe kjo nuk vjen vetem prej efektit placebo. Produktet e pules permbajne shume vitamine B-6, e cila eshte shume e rendesishme ne reaksionet kimike ne trupin tone dhe ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut.

14. Farat e lulediellit
Farat e lulediellit permbajne fosfor, magnez dhe vitamine B-6. Ato permbajne gjithashtu vitamine E.

15. Produktet e detit si midhje, gaforre, molusqe, etj.
Keto produkte jane te pasura me zink. Zinku duket sikur nuk ka kaq vemendje sa vitaminat dhe mineralet e tjera, por trupi jone ka nevoje per zinkun qe qelizat imunitare te funksionojne normalisht.