Blog

A i pengojne implantet e gjirit ushtrimet fizike?

A i pengojne implantet e gjirit ushtrimet fizike?

Nje gje qe pacientet zakonisht jane me te interesuar te dine kur marrin ne konsiderate implantet eshte se kur do te jete e sigurt per ta qe te ushtrohen perseri pas procedures. eshte e rendesishme te ndiqni udhezimet e kujdesit post-operator per te pasur nje rikuperim sa me te qete dhe per te siguruar rezultate optimale. Zmadhimi i gjoksit mund te permiresoje vetebesimin e pacientit dhe i bejne ata te ndihen me te sigurt me fizikun e tyre.

Pacientet qe kane nje menyre jetese aktive dhe te shendetshme zakonisht do te jene kandidate ideale per proceduren - por duhet te kene pritshmeri reale dhe mos te mendojne se mund t’i rikthehen menjehere aktivitetit te rende fizik. Nese jeni normalisht shume aktiv, vendimi per te kryer nje “pauze” pas rimodelimit te gjoksit mund te duket e veshtire. Por duhet te jeni te kujdesshem pasi nese i ktheheni ushtrimeve menjehere, kjo mund te zgjase kohen e rikuperimit tuaj.

Ne pergjithesi ju mund te rifilloni ecjen e lehte – si p.sh. shetitjet e shkurtra neper shtepi here pas here – menjehere pas procedures. Kjo madje inkurajohet pasi ndihmon ne parandalimin e mpiksjes se gjakut. Sidoqofte, çdo forme e ushtrimeve te renda do te duhet te shmanget per disa jave derisa kirurgu t'ju jape miratimin per te rifilluar aktivitetin.

Shmangni ushtrimet e gjoksit dhe shpatullave, ngritjen e peshave ose çdo ushtrim tjeter qe ushtron presion ne gjoks ose shpine.

Ne shumicen e rasteve, pacientet do te mund te rifillojne ushtrimet e renda fizike brenda gjashte javesh.